FOTO - Naser Sertolli - KALLXO

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të qarkullueshme

Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës është e mirë dhe e qarkullueshme.

Gëzim Osmani, menaxher për mirëmbajtje dimërore të rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, ka thënë për KALLXO.com se gjendja e rrugëve sipas informatave nga tereni pas reshjeve të borës është e mirë.

“Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve dhe hedhje kripe. Te gjitha rrugët janë të e lira për qarkullim. Temperaturat janë në minus -12 grade që po shkaktojnë pak problem në veprimin e kripës por rrugët janë të qarkullueshme”, tha ai.

14 shkurti është dita kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë