Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Ekonomisë i kërkon Bordit të Postës të anulojë vendimin për rritjen e pagave

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i ka dërguar shkresë Bordin e Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave.

Sipas komunikatës së MEA-s, ky veprim është ndërmarrë sapo ka ardhur procesverbali nga mbledhja e Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, të mbajtur më 03.12.2020.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare,  është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet, ndërsa po ashtu në komunikatë thuhet që Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30% për pozitat e larta udhëheqëse.

Mediat sot kanë raportuar për rritje të pagave për punonjësit e këtij institucioni.