Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ndanë 150 mijë euro për rregullimin e ujësjellësit në Deçan

 

Elbert Krasnqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se ministria do të ndajë 150 mijë euro për rregullimin e ujësjellësit për fshatrat e Komunës së Deçanit.

“Ministra do të ndajë 150 mijë euro për mbështetje për rregullimin dhe trajtimin e ujësjellësit për fshatrat në Deçan”, tha Krasniqi.

Zëvendëskryeministri i Shëndetësisë, Besnik Bislimi, tha se bashkë ndjejnë me qytetarët e helmuar të Komunës së Deçanit.

“Bashkëndejë shqetësimin e të gjithë qytetarëve, ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Qeveria e Kosovës ju ka siguruar resurset e nevojshëm Komunës dhe qendrës emergjente në Deçan. Të gjitha hapat e nevojshëm në hulumtimin e burimit janë marrë qysh të dielën në mëngjes. IKShPK vazhdon hulumtimin në terren dhe raporton në vazhdimësi për rrjedhën e hulumtimit. Kontingjenti i parë i sasisë së barnave ka arritur dje”, tha Bislimi.

Hekuran Murati, ministër i Financave, tha se janë në kontakt të linjës dhe se kanë pasur kërkesë për ndarje të mjeteve.

“Ne jemi në kontakt edhe me ministrat e lindjes, kemi pasur një kërkesë nda ministria e Administrimit të pushtetit Lokal, për ndarjen e mjeteve, jemi duke shqyrtuar këtë kërkesë dhe besoj që shumë shpejtë do të dalim me rezultat”, tha Murati.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se deri më tani nuk arsye për të besuar se qytetarët në Deçan janë helmuar nga uji.

Sipas saj, ka njerëz që janë helmuar edhe pa pirë ujë.

“Ministria e Ekonomisë ka kontaktuar ‘Hidrodinin’ dhe IKSHPK-në për të sqaruar nëse shkaktari është uji i ujësjellësit. Deri më tani nuk ka arsye për të besuar se janë helmuar nga uji, për shkak që ka njerëz që janë helmuar edhe pa pirë ujë, dhe ka njerëz që janë helmuar edhe pasi që është ndërprerë furnizimi me 48 orë nga kompania”, theksoi ajo sot në mbledhjen e Qeverisë.

Më shumë se 1,500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim nga uji në Deçan.

Ende nuk dihen shkaktarët e saktë të këtij rasti.