Ministri Zemaj tregon profesionet e të infektuarve në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se në rezultatet e sotme, në kryeqytet janë dalë 21 persona pozitiv.

Në konferencë për media, Zemaj ka njoftuar se kush të infektuarit duke dashur të tregoj se COVID-19 nuk zgjedhë profesion.

“Në Prishtinë kemi 21 raste, ku janë 4 nxënës, një profesor, një programer, një kontrollor i trafikut ajror, një laborant, 2 pensionist, 3 ekonomistë në institucione publike, një auditor, një amvise, një mjek, një zyrtar i një ambasade të huaj, një pjesëtar i FSK-, një gazetar i RTK-së si dhe një polic”, tha Zemaj në konferencë për media.

IKShPK ka njoftuar se sot nga 566 mostra, 80 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona.