
Ministri Veseli Krasniqi pezullon nga puna sekretarin e MTI-së, Burim Rrecin
Ministri Veseli Krasniqi pezullon nga puna sekretarin e MTI-së, Burim Rrecin
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka marrë vendim sot që ta pezulloj nga puna sekretarin e kësaj ministrie Burim Rrecin.
Në vendimin që e ka siguruar KALLXO.com, Burim Rreci është pezulluar nga puna deri në një vendim të ardhshëm të ministrisë.
Ai do të vazhdoj të merr 50% të pagës deri në kohën kur të qartësohet pozicioni i tij.
Në arsyetimin e marrjes së vendimit thuhet se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e sekretarit.
“Bazuar në Legjislacionin në fuqi, si dhe për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e z.Burim Rrecit, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. Kjo masë është masë parandaluese dhe nuk prejudikon rezultatin final të vendimit”, thuhet në vendimin e ministrit Vesel Krasniqi.
Në një komunikim të shkurt për KALLXO.com, ministri Vesel Krasniqi nuk ka dashtë të komentoj mbi vendimin e tij, duke thënë se gjatë ditës së nesërme do të dalin me njoftim për media.
Burim Rreci ishte emëruar sekretar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë qeverisë Haradinaj.
Rreci ishte shkarkuar nga pozita e sekretarit në vitin 2018 nga ish ministri Bajram Hasani, mirëpo Rreci ishte rikthyer shpejt në postin e sekretarit nga ushtruesja e ministres së MTI-së në atë kohë, Arbreshë Krasniqi. Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe një grup i organizatave jo-qeveritare.
Burim Rreci ishte përfshirë edhe në një rrahje gjatë vitit të kaluar me nipin e zyrtarit të lartë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.