Ministri Sveçla viziton policët kufitarë në Jarinjë dhe Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak me qëllim për të parë nga afër punën e policëve kufitarë.

Sveçla ka falënderuar zyrtarët policorë për, siç tha ai, punën e palodhshme dhe vigjilencën në ruajtjen e kufijve të Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se me policët prezentë ka biseduar për ecurinë e punës dhe nevojat e tyre.