Foto: Facebook/Ejup Maqedonci.
Ministri Maqedonci takon një delegacion nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot, më 23.02.2024, ka takuar një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-së.
Gjatë këtij takimi, sipas ministrit Maqedonci, janë zhvilluar konsultime në fushën e mbrojtjes.
Sipas tij, të dyja palët u dakorduan për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”- ka shkruar minstri Macedonci.
Në këtë takim morën pjesë edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes.