Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, 27 janar 2022

Ministri Latifi arsyeton masat anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Ltifi ka arsyetuar vendimin për masat për parandalimin dhe luftimin me pandeminë COVID-19, duke thënë se janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë.

“Të gjitha vendimet që u morën dhe që u diskutuan më parë për çfarëdo mase mbrojtëse dhe parandaluese janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë dhe në baza shkencore nga IKSHPK, Komitetin për vlerësim dhe parandalimin e pandemisë dhe grupin këshilldhënës të Ministrisë së Shëndetëisisë”, ka thënë Latifi.

Ministri njoftoi se sipas të dhënave, gjatë ditë së djeshme janë regjistruar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë pozitivë me COVID-19.

“Sipas të dhënave të ditës së djeshme kemi pasur mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar.  Në bazë të evidencës shkencore me ‘Omicron’ dhe praktikave të menaxhimit që fillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e kemi shkurtuar afatin e kthimit në punë me 5 ditë nëse janë pa simptoma klinike”, tha Latifi.

Ai gjithashtu ju ka bërë thirrje deputetëve që të merren vesh se si ta transformojnë shëndetësinë në Kosovë.

“Të ulemi dhe të merremi vesh se si ta transformojmë shëndetësinë në Kosovë, për të diskutuar këtë transformim të shëndetësisë dhe shkencës mjekësore që është neglizhuar për tri dekada dhe të merremi vesh në këtë transformim modern, në qendër të vëmendjes të kemi pacientët. Të udhëhiqen nga evidenca shkencore dhe të shtyhet nga teknologjia dhe gjithë kjo të menaxhohet nga një ekip i shkëlqyeshëm dhe i përgatitur i mjekëve dhe i shkencëtarëve të Kosovës”, ka deklaruar Latifi.