Deputeti Armend Zemaj - Foto: Facebook/ArmendZemaj

Ministri i Shëndetësisë: Mbiemri Zemaj ka tmerruar paramilitarët serbë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19, për shtrembërimin e mbiemrit të tij.

“Mbiemri Zemaj ka qenë tmerr për forcat paramilitare serbe. Hajde ju tregomni se ju kush jeni dhe trashigiminë tuaj. Me tesha të zeza i kemi veshur ata që kanë vrarë ndërsa ju jeni shëtitur në rrugët e Prishtinës me qata paramilitarë”, ka thënë ai duke iu drejtuar deputetëve të Lëvizjës Vetëvendosje.

Gjatë ditës,  kryetari i LVV-së, Albin Kurti, duke iu drejtuar qytetarëve me  një videomesazhi kishte ironizuar duke e quajtur ministrin e Shëndetësisë – ministri Zezaj.