Ministri i Shëndetësisë arrin në Klinikën Infektive- FOTO

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është parë duke hyrë në Klinikën e Infektivës para pak çastesh.

Klinika e Infektivës është rrethuar nga shiritat policor dhe forca të  shtuara të rendit.

Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet e KALLXO.com brenda policisë kanë thënë se dyshimet janë për mos funksionim të aparaturave për oksigjeno terapi.

Policia e Kosovës, më saktësisht Departamenti për Krime të Rënda po heton vdekjet pasi që sipas burimeve të KALLXO.com, ka probleme me funksionim të aparaturaturave të oksigjenit.

Edhe prokurorja kujdestare është në vendin e ngjarjes në Klinikën e Infektivës.

KALLXO.com raportoi se e para orës 2 të mëngjesit kanë qënë katër vdekje të menjëhershme ndërsa një pacient ka vdekur pak më vonë.

Një pacient tjetër sic thonë burime të KALLXO.com është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Vdekjes erdhën si pasojë e komplikimit të shëndetit për shkak të sëmundjeve të tjera pasuese të pacientëve.

Në anën tjetër 178 persona rezultuan pozitiv vetëm mbrëmë.

Prishtinë – Vdekje të dyshimta të pacientëve me Coronavirus në Klinikën e Infektivës