Presidenti amerikan, Joe Biden

Mesazhi i presidentit Biden pasi u infektua me coronavirus - VIDEO

Pas lajmit për infektimin e tij me COVID-19, presidenti amerikan përmes një video-mesazhi tha se është në gjendje të mirë.

“Simptomat janë të lehta. E vlerësoj shumë interesimin dhe ashqetësimet tuaja. Por unë jam mirë, duke punuar shumë. Do të vazhdoj angazhimin tim. Ndërkohë, faleminderit për shqetësimin e shprehur. Kini besim, gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Biden.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton coronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.