Hysni Shatri - Foto: KALLXO.com

Mërgimtari: Erdha nga Zvicra enkas për ndeshjen Kosova- Anglia

Për ta përcjellë ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë që zhvillohet sonte në Prishtinë nga ora 18:00, kanë ardhur tifozë “dardanë” edhe nga diaspora.

Në mesin e tyre është edhe Hysni Shatri.

Ai ka ardhur nga Zvicra. Ai thotë se është shumë i lumtur që do ta shohë këtë ndeshje.

 

“Unë jam Hysni Shatri prej fshatit Tomoc, jetoj në Zvicër që 30 vite. Mu ka dhënë rasti me ardhë me e pa Kosovën kundër Anglisë. Biletat i kam marrë, pagesën e kam bo që tri javë, sot jam furnizu me bileta. Jam shumë i lumtur që po më jepet mundësia ta shohë Kosovën me Anglinë. Sikur të ishte mundësia me marrë bileta pak ma lehtë ose përmes internetit ia vlen, mirëpo ka pak sakrificë me i marrë biletat pak a shumë po, ka sakrificë  mirëpo ia vlen edhe kjo sakrificë ia vlen që ta shohim Kosovën me Anglinë. Besoj rezultati do të jetë që 2 me 2”, tha Hysni Shatri për KALLXO.com.

Kjo është ndeshja e kthimit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Të parën e ka fituar Anglia me rezultat 5-3.

Po ashtu, kjo është ndeshja e fundit për eliminatoret e Euro 2020.