‘Dardanët’ me koreografi speciale për Anglinë (Foto)

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Kosovës –  “Dardanët” kanë shfaqur një koreografi speciale në mbështetje të kombëtares së Anglisë.

“Dardanët” përveç flamurit gjigant të Kosovës kanë shpalosur edhe një flamur po aq të madh të Anglisë.

Në Prishtinë ka ardhur një numër i madh i tifozëve anglezë.

Ata kanë vlerësuar mikpritjen nga populli i Kosovës. Madje, ata po festojnë bashkë në rrugët e Prishtinës.

VIDEO: Tifozët kosovarë e anglezë festojnë bashkë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës është duke u ndeshur me Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” që nga ora 18:00.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.