Foto: KALLXO.com

Tifozi anglez: Njerëzit e Kosovës janë fantastikë, birra shumë e mirë

Për ta përcjellë ndeshjen e kombëtares së tij në Prishtinë ka ardhur edhe ky tifoz anglez.

Ai vlerëson pritjen që i është bërë atij dhe tifozëve të tjerë në kryeqytetin e Kosovës.

“Qyteti ka qenë shumë mikpritës. Njerëzit kanë qenë fantastikë. Birra është shumë e mirë dhe vendësit kanë qenë jashtëzakonisht të shoqërueshëm, kudo që kemi qenë”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes Kosova-Anglia ai parasheh fitore me rezultat minimal të kombëtares së tij.

“Sa i përket ndeshjes, mendoj që Anglia do të fitojë por do të jetë një lojë me rezultat te ngushtë. Mendoj 3:2 për Anglinë”, thotë ai.

Në Prishtinë ka ardhur një numër i madh i tifozëve anglezë.

Ata kanë vlerësuar mikpritjen nga populli i Kosovës. Madje, ata po festojnë bashkë në rrugët e Prishtinës.

VIDEO: Tifozët kosovarë e anglezë festojnë bashkë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Anglinë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.