Foto: KALLXO.com

Tifozi anglez: Më pëlqen Prishtina, është qytet modern

Me pritjen që i është bërë në Prishtinë është i ngazëllyer edhe ky tifoz nga Anglia.

Ai thotë se pret që rezultati do të jetë 2:1 për Anglinë.

“Edhe unë po them 2:1, sepse është mirë për fansat vendës që ta kenë një gol dhe ne bashkë me mikun tim jemi ndjerë shumë të mirëseardhur, prej se jemi këtu”, shton ai.

Këtij tifozi anglez po i pëlqen Prishtina. Thotë se qyteti po duket modern.

“Birra është shumë e lirë, gjë që është mirë për ne. Edhe koha është disa gradë më ngrohtë këtu sesa në Angli tani dhe jemi të lumtur për këtë”, shton ai.

Në Prishtinë ka ardhur një numër i madh i tifozëve anglezë.

Ata kanë vlerësuar mikpritjen nga populli i Kosovës. Madje, ata po festojnë bashkë në rrugët e Prishtinës.

VIDEO: Tifozët kosovarë e anglezë festojnë bashkë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Anglinë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.