Mërgimtari dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas pasi e kaloi kufirin në Merdarë

Një burrë dyshohet se i ka marr dokumentet personale të gruas së tij duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas Policisë, të njëjtit kanë pasur disa mosmarrëveshje derisa kanë qenë në Gjermani.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Merdarë pasi kanë hyrë në Kosovë.

“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore” – ka njoftuar PK.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.