Mërgim Berisha - Fenerbahçe

Mërgim Berisha në 11-shën  më të mirë të javës në Supërligën e Turqisë

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha i cili këtë sezon po e zhvillon karrierën në ekipin turk Fenerbache është zgjedhur në 11-shën më të mirë të javës në kuadër të Supërligës Turke.

Berisha shënoi gol këtë javë dhe po ashtu bëri një paraqitje të mirë për Fenerbachen duke bërë kështu që të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës.

Berisha deri më tash ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka arritur të shënoj vetëm një gol.

Berisha sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit austriak , Salzburg , ku u paraqit në 28 ndeshje dhe shënoi plot 14 herë.