Dy futbollistë shqipëtar në formacionin e javës në Ligën italiane të futbollit

Amir Rrahmani dhe Nedim Bajrami janë bërë pjesë në formacionin e javës së 23-të në Ligën Italiane të Futbollit.

Dy futbollsitët shqipëtar, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani dhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Nedim Bajrami pas paraqitjeve të mira këtë javë janë zgjedhur në 11-ën më të mirë të javës së 23-të në Ligën Italiane të Futbollit.

Amir Rrahamni shënoi golin e 3-të në fitoren 4:1 që ekipi i tij Napoli arriti përball Salernitana.

Ndërsa Nedim Bajrami arriti që të shënonte gol kundër Romës në përballjen që ekipi i tij Empoli e humbi me rezultat 4:2.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa mesfushori i kombëtares kuq e zi me notën 7.9.

Rrahmani së bashku me Bani dhe Patric bëjnë treshen e mbrojtjes, ndërsa Bajrami është vendosur prapa sulmuesve Tammy Abraham dhe Dries Mertens në sistemin 3/4/1/2.