Si ishte kjo fundjavë për disa prej futbollistëve shqiptar në Evropë?

Futbollistët shqiptar që luajnë nëpër shumë klube evropiane, këtë vikend kanë bërë paraqitje shumë të mirë.

Për disa prej futbollistëve, kjo fundjavë ishte e suksesshme, e disa prej tyre ishin figura kryesore në ekip.

Kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani ishte lojtar kryesor në ndeshjen e Napolit, pasi me golin e shënuar skuadra e tij arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme.

Xherdan Shaqiri që paraqitet për Lyon arriti të shënonte, por që VAR e pengoi Shaqirin të behej pjesë e golashënuesve në ndeshjen midis Lyon dhe AS- St Etienne.

Mergim Berisha që paraqitet për ekipin turk Fenerbache, arriti të shënonte një super gol duke e ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen.

Vedat Muriqi ishte startues te Lazio që pësoi humbje nga Bologna, ai edhe pse startoi nga minuta e parë nuk arriti të linte ndonjë shenjë për ta veçuar.

Edhe Elbasan Rashani startoi nga minuta e parë për ekipin e tij Clermont, por që skuadra e tij nuk arriti  më shumë se një barazim 1 me 1 kundër Lorient.

Keide Bare që luan për Espanyol, ka asistuar në golin e dytë të ekipit të tij që arriti të fitore 2 me 1 kundër Real Madrid.

Vikendin që vjen futbollistët shqiptar do të jenë të fokusuar në ndeshjet për kombëtaret e tyre si të Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë.