Mediat përjashtohen nga seanca e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut - VIDEO

Me kërkesë të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, të gjitha mediat janë larguar nga salla e seancës që po mbahet sot më 31.05.2024.

Uglanin largimin e gazetarëve a ka arsyetuar, sipas tij “për shkak të mungesës së disiplinës dhe ndërhyrjeve nga qytetarët”.

Ekipi i KALLXO.com, nga vendi i ngjarjes raporton se mediat po presin jashtë sallës ku po mbahet seanca.

Në ketë seancë pritet të diskutohet edhe për kërkesën për hapjen e urës së lumit Ibër.