Me tensione përfundoi mbledhja e KQZ për pakot me fletëvotime përmes postës

Mbledhja e sotme e KQZ-së u zhvillua me tensione në diskutimet mes anëtarëve të KQZ-së, lidhur me kohën e mbërritjes së pakove me fletëvotime përmes postës.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi tha se do të bëjë kallëzim penal ndaj kolegeve të partive nëse e përkrahin vendimin qe votat nga diaspora të pranohen më së largu deri më datën 12 shkurt.

Kurteshi ka kërkuar qe ky afat të shtyhet deri më datën 13 shkurt.

“Nëse vazhdon kështu do të bëj kallëzim penal ndaj anëtarëve të KQZ-së. Ata që cenojnë të drejta të njeriut do të kenë kallëzim penal”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Kurteshi nuk po lejon qe të vazhdoje mbledhja.

“Ju lutem bollni mo, jeni duke na dhunuar psiqikisht”, tha ajo.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së nga LDK, Sami Hamiti përmendi pranimin e votave nga Serbia në zgjedhjet e tetorit më 2019.

Mbledhja ka përfunduar, ndërkaq për disa minuta anëtarët e KQZ-së nga LVV qëndruan në mbledhje duke vazhduar diskutimin.