Me 5 mars jepet çmimi ‘Adem Demaçi'

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës do të mbajë me 5 mars 2020 akademinë letrare “Ora e lirisë”, një manifestim tradicional, me ç’rast poezia më e mirë do të shpërblehet me çmimin “Adem Demaçi”.

Për këtë qëllim, tashmë LShK-ja ka hapur konkurs dhe poetët e interesuar kanë kohë që deri më 25 shkurt të dërgojë krijimet e tyre që dëshirojnë t’i recitojnë gjatë ‘Orës letrare”. Ndërkaq tematika e poezive duhet të jetë lufta e UÇK-së dhe dëshmorët e lirisë.

“Poezia të ketë jo më shumë se 30 rreshta, e papublikuar, kurse autori duhet ta lexojë para të pranishmve ditën kur mbahet akademia. Poezitë dërgohen në adresën: [email protected], deri më 25.02.2020”, thuhte në njoftimin e LShK-së.

Sipas LShK-së manifestimi do të mbahet më 5 mars 2020, në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.