Shtëpia e miqve, shekulli XVIII- Muzeu Etnologjik. Foto: Facebook/Muzeu Etnologjik.

Mbyllet përkohësisht Muzeu Etnologjik në Prishtinë

Muzeu Etnologjik në Prishtinë është mbyllur përkohësisht, pasi që një pjesëtar i stafit është infektuar me COVID-19.

Drejtoria e Muzeut përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Muzeu do të qëndrojë i mbyllur derisa të përfundojë periudha e izolimit dy javor.

“Meqë në stafin e Muzeut Etnologjik kemi tanimë rast aktiv me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat tona do të qëndrojnë të mbyllura derisa të përfundojë periudha e izolimit 2 javor”, shkruan në Facebook.

197 raste të infektimit me COVID-19 janë shënuar sot në Kosovë.

Prishtina me 92 raste pozitive me COVID-19 gjatë ditës

.