Prishtina me 92 raste pozitive me COVID-19 gjatë ditës

Në nivel vendi sot janë shënuar 197 raste të reja të infektimit me pandeminë COVID-19, ndërsa janë shëruar 48 persona të tjerë.

Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike ka njoftuar se sot në Prishtinë janë shënuar 92 raste të reja me coronavirus, 17 në Fushë Kosovë dhe Gjilan ndërsa komunat tjera kanë një numër më të ulët të të infektuarve.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Aktualisht kryeqyteti është komuna me më së shumti raste pozitive me coronavirus, sot numri i rasteve pozitive është ulur në krahasim me ditën paraprake ku u shënuan 111 raste të reja të infektimit.

Brenda 24 orëve tre persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19.