COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Mbi 800 të infektuar me COVID-19 gjatë ditës në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 807 raste me COVID-19.

Sipas raportit ditor të IKShPK-së gjatë kësaj periudhe janë marrë 1,816 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, është bërë e ditur.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.