Foto: Komuna e Gjilanit

Mbi 65 mijë euro për 40 tabela digjitale për shkollat e Prizrenit

Shkollat e Prizrenit pritet që të pajisen me tabela digjitale. Për këtë qëllim, Komuna e Prizrenit ka kontraktuar furnizimin e tyre me 40 tabela digjitale të cilat do t’i kushtojnë 65,600 euro. Një tabelë digjitale do të paguhet 1,640 euro.

Për kontratë është rekomanduar “Avni Haliti B.I”, si kompania me ofertën e përgjegjshme me çmimin më të ulët. Kohëzgjatja për realizimin e kësaj kontrate do të jetë 30 ditë.

Vlera e tenderit të nënshkruar është rreth 5 mijë euro më pak se sa vlera e parashikuar nga Komuna e Prizrenit, e cila ishte 70 mijë euro.

Çmimi më i ulët ka qenë kriter për tenderin i cili është zhvilluar me procedurë të hapur.

Tenderi është shpallur më 24 nëntor 2022 nga Komuna e Prizrenit.