Foto: Policia e Kosovës

Mbi 1,245 gjoba brenda një jave në rajonin e Ferizajt

1 mijë e 245 gjoba kundërvajtëse, 18 heqje të patentave janë shqiptuar ndaj shoferëve nga Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar.

Policia njofton se në Ferizaj janë raportuar 28 aksidente, prej tyre, 11 me lëndime, ku janë lënduar 18 persona dhe 7 aksidente me dëme materiale.

Këto aktivitete janë bërë për të identifikuar kundërvajtësit në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor” – thuhet në njoftim.

Policia u bën thirrje edhe qytetarëve që të njoftojnë policinë për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion.