Ilustrim

Mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1.338 tiketa trafiku .

Sipas të dhënave të Policisë, kanë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale dhe 12 të tjera me të lënduar.

Gjatë kësaj kohe, janë arrestuat 11 persona, ndërsa 6 janë dërguar në mbajtje.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenteve në trafik, që nga mbarimi i luftës (1999-2019), në Kosovë kanë vdekur 2.523 persona.