Foto: REL/Reuters

Mbi 1 mijë raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë të moshës 10 deri në 19 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3,206 raste të reja me COVID-19.

Sipas  të dhënave të ministrisë, më së shumti të infektuar me COVID-19 janë nga mosha 10 deri 19 vjeç, apo në total 1,012 të rinj. Ndërsa nga 0 deri në 9 vjeç kanë rezultuar pozitivë 181 fëmijë në 24 orët e fundit.

Grupmosha e dytë më e prekur është ajo nga 40 deri 49 vjeç me 515 të infektuar.

Tutje, në bazë të statistikave, nga 3,206 të infektuarit 1,835 janë të gjinisë femërore kurse 1,371 të gjinisë mashkullore.

Komuna me më së shumti raste është Prishtina, gjithsej 1,062 raste pozitive.

Derisa, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4,620 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,742,039 doza të vaksinës.