Ilustrim

Mbi 1.5 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Numri i të prekurve me coronavirus në të gjithë botën e ka kaluar shifrën prej 1.5 milionë.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të prekurve ka shkuar në 1,521,090.

Numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi aktualisht është 88,565 kurse i atyre të shëruar është 331,354.

Vendi me më së shumti persona të prekur nga coronavirusi është ShBA. Kurse vendi me më së shumti të vdekur është Italia.

Numri i personave të infektuar po i afrohet gjysmëmilionëshit, saktësisht 435,160 kurse numri i atyre që kanë vdekur ka shkuar në 14,797 persona.

Ndërsa Italia, edhe pse qëndron në vend të tretë pas Spanjës, sa i përket numrit të të prekurve me coronavirus, ajo mban vendin e parë sa i përket numrit të vdekjeve, gjithsej 17,669.

Në Kosovë, që nga 13 marsi, kur është shënuar rasti i parë me coronavirus, deri më sot, janë regjistruar gjithsej 224 të prekur, 37 të shëruar dhe 6 të vdekur.