Foto - Burimi Evgjeni Thaçi - Facebook

Mbesa e Presidentit sërish pjesë e Kuvendit

Evgjeni Thaçi-Dragusha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputete edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi-Dragusha e cila është edhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së nga zgjedhjet e 6 tetorit, i ka marrë 8 mijë 365 vota.

KQZ dje  ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të këtij viti.

Nga kjo garë elektorale, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia e parë, me 220 mijë e 811 vota ose 26.159% apo 32 deputetë; LDK më 6 tetor grumbulloi 205 mijë 458 vota apo 24.458% me 29 deputetë.

Partia e tretë ka dalë PDK me 178 mijë e 645 vota apo 21.163% apo 25 deputetë, kurse koalicioni AAK-PSD ka marr 96 mijë e 883 vota apo 11,477% apo 14 deputetë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD nuk u bë pjesë e Kuvendit, pasi ka marrë 42 mijë  e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave.

Kurse, Lista Serbe ka marr 10 deputetë apo 57 mijë e 15 vota apo 6.754%.