Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Masat anti-COVID, Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba për 24 orë

2 mijë e 794 gjoba i ka shqiptuar Policia e Kosovës në 24 orët e fundit, për mosrespektim të masave kundër pandemisë COVID-19, në bazë të Ligjit për COVID-19.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Organet e rendit kanë rritur numrin e gjobave të shqiptuara ditët e fundit, pas hyrjes në fuqi të masave të reja.

Kosova po përballet me gjendje të rëndë nga pandemia për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 26 vdekje me COVID-19, kurse nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.