Hajdar Beqa: Personat që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë, as haxhi

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, në Komisionin për Legjislacion ku po raporton ministrja e Drejtësisë për marrëveshjen e mundshme mes Danimarkës dhe Kosovës për transferimin e 300 të burgosurve, ka thënë se kjo marrëveshje nuk duhet të bëhet për përfitime ekonomike.

“Qysh pe shoh unë që as vetë ministrja nuk ka shumë informacione për këtë marrëveshje. Është mire më tërheq deklaratën për përfitime ekonomike, sepse këta që vijnë nga Danimarka s`janë as hoxhë as haxhi”, ka thënë Beqa.

Një Qendër e Paraburgimit që gjendet në Fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku 300 të burgosur nga Danimarka do të vendosen së paku për 10 vitet e ardhshme.

 

Për dhe kundër huazimit të qelive për Danimarkën