Marrëveshja e koalicionit, Konjufca largohet, kryetari i Kuvendit i kalon LDK-së

Në konferencën për media ku dolën Albin Kurti dhe Isa Mustafa dhe njoftuan se është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës, Kurti potencoi se pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do t’i kalojë LDK-së.

Glauk Konjufca do të largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Kurti tha se Konjufca do të jetë pjesë e ekzekutivit.

“Nuk do të japë dorëheqje Glauk Konjufca, ai do të vijë në ekzekutiv”, ka thënë Kurti para mediave.

Lideri i LVV-së ka thënë se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e LDK-së do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se kandidati apo kandidatja e LDK-së do të jetë ai ose që ka fituar besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.