Shkup, Foto: EPA

Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme vendosjen e maskave

Që nga e premtja, qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk lejohen të hyjnë në farmaci, banka ose dyqane ushqimore pa vendosur maska mbrojtëse në fytyrë.

Mediat lokale raportojnë se radhët tashmë janë formuar para disa dyqaneve, ku mbikëqyrësit po kontrollojnë njerëzit për maska përpara se t’i lejojnë ata të hyjnë brenda.

“Përdorimi i maskave është i detyrueshëm”, tha qeveria dhe se vetëm njerëz që janë duke ecur jashtë vetëm ose që e mbajnë largësinë e tyre nga të tjerët lejohen t’i heqin ato.

Gjobat për mosrespektimin e rregullave do të jenë 20 euro.

Ndërkohë vendi ka identifikuar 41 infeksione të reja gjatë 24 orëve të kaluara, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve me COVID-19 në 1 mijë e 300.

56 njerëz kanë vdekur deri më tani, dhe 301 janë shëruar.