Maqedoni e Veriut, 53 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot janë dagnostifikuar 53 raste të reja me Covid-19.

“Kumanovë -9, Prilep -9, Tetovë -4, Strugë -2, Veles -12, Manastir -2, Makedonski Brod -2. Me këtë numri  i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1170. Ndërkaq 25 pacientë janë shëruar, 19 të cilët janë trajtuar në kushte shtëpiake dhe 6 janë liruar nga Klinika për sëmundje infektive”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Në total numri i të prekurve me COVID-19 në Maqedoni është 1 mijë e 170 raste./RTV21