Maqedoni e Veriut, 2 të vdekur dhe 37 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetëisë nw Maqedoni  ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 37 raste të reja të prekur me Covid-19. Prej tyre 9 në Kumanovë, 8 në Shkup, 8 në Ohër, 5 në Prilep, 3 në Tetovë, 3 në Veles dhe 1 në Koçan.

Dy pacientë të diagostifikuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë. Në Klinikën infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 66 vjeçar ndërsa në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient në moshën 83 vjeçare nga Shtipi. Të dy kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu informon se në Institutin për Shëndet Publik, janë regjistruar 15 pacientë të shëruar, nga të cilët 6 janë në mjekim spitalor dhe 9 në mjekim shtëpiak/TV21.