Malishevë, ambulanca godet veturën, ka të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku një autoambulancë ka goditur një veturë në rrugën Malishevë – Rahovec, konkretisht në fshatin Dragobil.

Rastin për e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

Ai ka bërë të ditur se janë shkaktuar dëme të vogla materiale./21Media