Magbule Shkodra tregon arsyet pse dha dorëheqje nga AAK

Ish zëvendësministrja Magbule Shkodra sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saj, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur vetë, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ndërsa në këtë shkrim nuk kishte treguar arsyet e dorëheqjes.

KALLXO.com ka kontaktuar me Shkodrën, e cila përmes telefonit tha se nuk ka ndonjë arsye specifike që është larguar nga partia e Ramush Haradinajt.

“Nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Thjeshtë nuk kam qenë aktive në parti tash e sa kohë, as në zgjedhjet e fundit nuk kam kandiduar dhe thjeshtë kemi vendosur në mirëkuptim me kolegët e partisë, që të ndajmë rrugët”, tha  Shkodra.

E pyetur se a do të vazhdojë angazhimin në politikë apo në ndonjë parti politike, Shkodra tha se tash për tash do të pushojë.

“Njëherë do të pushojë, kam oferta por do të mendoj e shofim”, ka thënë shkurtimisht Shkodra.

Dorëhiqet nga AAK, anëtarja e kryesisë Magbule Shkodra