Foto: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës

Lufta Rusi - Ukrainë: Zhvillimet e fundit nga atje

Ukraina do ta marrë së shpejti grupin e parë të madh të raketave me rreze të gjatë të prodhuar nga Boeing dhe Saab që premtojnë ta zgjerojnë rrezen e saj thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, sipas raporteve. Ukraina ka nevojë për bombën me diametër të vogël të lëshuar nga toka (GLSDB) për t’i plotësuar raketat e saj ATACMS me rreze të gjatë 160 kilometërshe nga SHBA.

Vendet e BE-së kanë vendosur ta miratojnë një marrëveshje të përgjithshme që do t’i jepte Ukrainës taksat dhe fitimet nga qindra miliarda dollarë në asetet e bankës qendrore ruse që janë ngrirë jashtë Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës. Ky shihet si hapi i parë drejt përdorimit të aseteve ruse – ka gjithashtu thirrje për të sekuestruar plotësisht të gjithë shumën për përfitime të Ukrainës.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten duke shpresuar të miratojnë 50 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën për kundërshtimin e vetmuar të kryeministrit hungarez, Viktor Orbán, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina ka të ngjarë të përballet me një vit të vështirë për ta luftuar Rusinë në vitin 2024, ka shkruar drejtori i CIA-s, Bill Burns, në Foreign Policy, duke argumentuar se ndërprerja e ndihmës amerikane do të ishte një gabim i “përmasave historike”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se vendet evropiane duhet të përgatiten për ta ndihmuar Ukrainën që të vazhdojë të luftojë “për një afat të gjatë”, me ose pa ndihmën amerikane. “Nëse Shtetet e Bashkuara do të bënin një zgjedhje sovrane për të ndaluar ose reduktuar këtë ndihmë, ajo nuk duhet të kishte asnjë ndikim në terren”.

Qeveria ukrainase e ka paraqitur në parlament të martën një version të ndryshuar të projektligjit të saj për t’i shtrënguar rregullat e mobilizimit të ushtrisë. Parlamenti hodhi poshtë draftin e mëparshëm mes protestave publike. Një dispozitë kyçe në legjislacion është ulja në 25 nga 27 vjeç e moshës minimale për projektligjin e lartcekur. Volodymyr Zelenskiy ka thënë se ushtria ka nevojë për 450,000-500,000 personel më shumë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala