Lufta në Ukrainë: Çfarë ka ndodhur deri tani?

Rusia e ka vazhduar pushtimin e Ukrainës në ditën e dytë.

Çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm:

  • Sulmet me raketa, sulmet ajrore dhe lëvizjet masive të trupave pasi Vladimir Putin e shpalli “operacion special”
  • Udhëheqësit perëndimorë vendosin sanksione të reja, më të ashpra
  • Mbretëria e Bashkuar thotë se Rusia ka humbur 450 personel dhe nuk i përmbushi objektivat e saj të ditës së parë
  • Rusia i rifilloi sulmet ajrore në orën 4 të mëngjesit me orën lokale të premten, tha presidenti i Ukrainës
  • Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se kryeqyteti Kiev ishte goditur nga “sulme të tmerrshme me raketa” dhe trupat ruse thuhet se janë aktive në Obolon, një lagje e qytetit.

Çfarë ka ndodhur pasditen e sotme:

  • Putini ka ofruar bisedime në kryeqytetin bjellorus Minsk nëse Ukraina çmilitarizohet – Ukraina thuhet se dëshiron që bisedimet të mbahen në Poloni.
  • Ngjarjet sportive si Çmimi i Madh i Rusisë dhe Finalja e Ligës së kampionëve janë zhvendosur jashtë Rusisë.
  • Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një aeroporti afër Kievit dhe ka vrarë 211 trupa ukrainase.
  • Ukraina pretendon se ka vrarë më shumë se 1000 trupa ruse.
  • Asetet e Putinit dhe të ministrit të Jashtëm të Rusisë do të ngrihen nga BE-ja dhe SHBA-ja thanë se synon ta bëjë të njëjtën gjë.
  • NATO thotë se do të dërgojë më shumë trupa në Evropën Lindore.
  • Mbretëria e Bashkuar publikon sanksione individuale ndaj Putinit dhe ministrit të jashtëm të Rusisë.
  • Rusia ka thënë se do të vendosë sanksione hakmarrëse ndaj Perëndimit/Sky News