Holanda fiton me përmbysje
16.6.2024 - 16:55
Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore me përmbysje kundër Polonisë në kuadër të grupit D në kampionatin evropian “Euro 2024”.
Të parët në epërsi në këtë ndeshje kaluan polakët, ku në minutën e ’16-të shënuan me Buksa.
Holanda që drejtohet nga Roland Koeman barazojë në minutën e ’29-të me Gakpo, me të cilin rezultat edhe përfundojë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë holandezët kaluan epërsi në fund të ndeshjes, në minutën e ’83-të me anë të Weghorst, i cili u inkuadrua në minutën e ’81-të, duke zëvendësuar Memphis Depay.
Ndeshjen e rradhës Holandën e pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Francës, ndërsa Polonia luan kundër Austrisë.