Lufta Izrael - Hamas: E gjithë lagjja e rrafshuar me tokë

E gjithë lagjja e al-Karama është rrafshuar me tokë. Tetë ndërtesa 12-katëshe u bombarduan dhe u shkatërruan, raporton Al Jazeera.  Njerëzit ishin në shënjestër ndërkohë që ishin brenda shtëpive të tyre.

Banorët e lagjes i kanë bërë thirrje mbrojtjes civile dhe Kryqit të Kuq për ndihmë. Asnjë ndihmë nuk u ka arritur.

Njerëzit në vendngjarje raportojnë se kanë dëgjuar individë të bllokuar nën rrënoja dhe kanë bërë thirrje për ndihmë.

Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore në Gaza dhe është zotuar për një pushtim tokësor të enklavës së Gazas. Rreth 900 njerëz në Gaza janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e shtuna. Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Izraelit, ka thënë se “ne filluam ofensivën nga ajri, më vonë do të vijmë edhe nga toka”, raporton Reuters.

Izraeli ka grumbulluar trupa në kufirin me Gazën. Rreth 1200 njerëz në Izrael janë vrarë në sulmet e fundit nga militantët e Hamasit./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala