Lufta Izrael - Hamas, Blinken e viziton Arabinë Saudite në përpjekje për armëpushim në Gaza

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, do të shkojë në Arabinë Saudite në vizitën e tij të pestë në rajon që nga tetori, ndërkohë që pritet të udhëtojë edhe në Egjipt, Katar, Izrael dhe Bregun Perëndimor këtë javë, duke u fokusuar në avancimin e bisedimeve për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm në Gaza.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë se çështjet humanitare në Gaza do të jenë gjithashtu një prioritet kryesor për Blinken.

Të paktën 20 palestinezë u vranë gjatë fundjavës në sulmet izraelite në Rafah, qyteti i Gazës i përcaktuar më parë një zonë e sigurt nga ushtria izraelite dhe ku qindra mijëra palestinezë kishin ikur, sipas agjencisë humanitare të OKB-së OCHA.

Një kopsht fëmijësh në Rafah që strehon familjet e zhvendosura ishte ndër vendet e goditura nga Izraeli gjatë fundjavës.

Në raportin e saj të fundit mbi konfliktin dhe duke cituar të dhëna nga ministria e shëndetësisë së Gazës, OCHA ka thënë se 234 palestinezë u vranë gjatë fundjavës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori në 27,365.

Mijëra njerëz të tjerë mendohet se janë varrosur nën rrënoja dhe pothuajse 67,000 janë plagosur. Shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Incidentet më vdekjeprurëse gjatë fundjavës përfshinin të paktën 11 palestinezë të vrarë në një sulm në një ndërtesë banimi pranë spitalit An Najjar, në Rafah lindor të shtunën herët, tha OCHA.

Mijëra palestinezë vazhdojnë të ikin në Rafah nga Khan Younis, më në veri, ku Izraeli po përqendron tani sulmet e tij. Megjithatë javën e kaluar Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se ushtria tani do ta kthejë fokusin e saj në Rafah.

Ushtria amerikane ka thënë se ka goditur një raketë lundrimi sulmi tokësor Houthi herët të dielën dhe katër raketa lundrimi kundër anijes disa orë më vonë “të gjitha ishin të përgatitura për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq”. Ishte grupi i tretë i sulmeve të SHBA-së kundër milicive të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme në po aq ditë.

Irani e ka paralajmëruar SHBA-në kundër çdo lëvizjeje kundër anijes me flamur iranian Behshad, e cila është e stacionuar në Detin e Kuq dhe e dyshuar nga SHBA-ja se ofron informacion mbikqyrjeje për të ndihmuar në drejtimin e sulmeve me raketa navigimi tokësor Houthi mbi anijet tregtare në zonë. Çdo sulm ndaj anijes do të ishte në rrezik të atyre që ndërmarrin hapa të tillë, tha Teherani.

Ministri i Jashtëm i Francës, Stéphane Séjourné, ka thënë se e kundërshtn “zhvendosjen e detyruar” të palestinezëve në Egjipt nga Rripi i Gazës, ku bombardimet izraelite kanë shtyrë qindra mijëra njerëz kundër kufirit. Séjourné ishte në turneun e tij të parë në Lindjen e Mesme dhe u takua me homologët e tij në Egjipt dhe Jordani./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala