Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Lista Serbe bën thirrje për kursim të energjisë elektrike
26.12.2021 - 14:33
Lista Serbe me anë të një njoftimi në “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që të ulin konsumin e energjisë elektrike.
Sipas tyre, kjo thirrje vlen më shumë për ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike.
“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, sidomos ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e partisë thuhet se është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme.
Ditëve të fundit Kosova po përballet me një krizë energjetike, si pasojë e të cilës disa lokalitete kanë mbetur edhe me dhjetëra orë pa rrymë.