Ilustrim

Lisi bie mbi dy makina në Gjakovë, një person dërgohet në Emergjencë

Një qytetar nga Gjakova është dërguar në Emergjencën e qytetit pasi ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së një lisi mbi makinë.

Zëdhënësi i Policisë Sheremet Elezaj për KALLXO.com ka bërë të ditur se dy makina kanë pësuar dëme materiale.

Derisa, aktualisht po bëhet pastrimi i rrugës.

“Reth orës 17:50 një lis është rrëzuar në rrugën “Beqir Kastrati” me ç’rast dy automjete kanë pësuar dëme materiale, ndërsa një person është dërguar në emergjencën e qytetit edhe përkundër faktit se nuk ka pasur lëndime të dukshme.  Aktualisht është duke u bërë përpjekje për pastrimin e rrugës”- ka bërë të ditur Elezaj.

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se dita e sotme do përcillet me reshje e në disa zona mund të ketë edhe vërshime e pengesa në qarkullim.