Lirohet nga pozita drejtori i Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës

Bahri Shala është liruar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë ai.

“Është e vërtetë, sot në orar të punës jam njoftu”, ka thënë Shala.

Tutje ai ka bërë të ditur se ka kaluar në Drejtorinë Teknike të Kriminalistikës.

“Sipas gradave është njëjtë vetëm në tjetër drejtori, Teknika e Kriminalistikës”, ka theksuar ai.