(VIDEO) Pamje e vendit ku është lokalizuar droga e kapur nga Policia

 

Rreth 400 kilogram kokainë dyshohet se janë kapur në Kosovë gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe ata të Italisë.

Gazetarët e KALLXO.com gjenden në vendin e ngjarjes, ku është lokalizuar automjeti me të cilin dyshohet ka qenë duke u transportuar sasia e madhe drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë.

Njësitet elite të Policisë gjenden në vendin e ngjarjes për të siguruar perimetrat ku gjendet droga.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Antidrogës Bahri Shala i cili tha se ende nuk është bërë ekzaminimi i sasisë së drogës që është kapur.

Vendi ku dyshohet se është ndaluar kamioni gjendet në hyrje të qytetit të Lipjanit, brenda oborrit të një kompanie.