Lirohet Agim Ademi

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për shoqërimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në stacionin policor.

Lidhur më këtë rast sot gjatë ditës Policia e Kosovës për KALLXO.com ka konfirmuar se Ademi ishte dërguar në mbajtje.

Por Agim Ademi- Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës tashmë është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Laureta Ulaj- zëdhënse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Për personin që po parashtroni pyetje, i njëjti është liruar, ai është liruar në procedurë të rregullt pas intervistës nga ana e Prokurorit”, ka thënë Ulaj.

Ulaj po ashtu ka thënë se rasti do të vazhdohet të hetohet në Prokurori.

“Rasti do të vazhdojë të hetohet në Prokurori”, ka thënë Ulaj për KALLXO.com

Gjatë ditës së djeshme, Artan Govori për KALLXO.com kishte pretenduar për një sulm nga ana e Agim Ademit, por që Agim Ademi e kishte mohuar si rast.

Po ashtu në momentin kur Govori ishte duke dhënë deklaratë për media para stacionit policor , kryetari i tifozëve “Dardanët” i kishte thënë Govorit që të mos gënjejë.