Ilustrim
Lipjan, burri dyshohet se ka rrahur gruan e tij
07.8.2023 - 13:40
Një rast i dhunës në familje në komunën e Lipjanit është raportuar dje në Policinë e Kosovës.
Një grua ka raportuar para tri javësh se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Teksa, i dyshuari e ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë.
Sipas raportit policor, gruaja është larguar nga shtëpia dhe është duke jetuar te prindërit e saj.
Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.